LAJMI I FUNDIT:

‘Ruset vishen si prostituta’

‘Ruset vishen si prostituta’

Veshjet provokative dhe grimi i rëndë që përdorin ruset kanë trazuar klerin e kishës së atjeshme ortodokse. Të martën zëdhënësi i kishës ortodokse, peshkopi Vsevolod Caplin, në një letër të hapur shkroi se “Ruset vishen si prostituta” dhe se “femrat që vishen në mënyrë provokative dhe vendosin grim të tepruar kurrë nuk do të gjejnë burra për së mbari”.

Kjo nuk është hera e parë që Caplin zemëron feministet ruse. Muaj më parë nxiti reagime të ashpra kur tha se “femrat që veshin funde të shkurta dhe pinë alkool janë vetë fajtore nëse i dhunon dikush”.

Edhe me atë rast ai u bëri thirrje femrave ruse që të vishen “si u ka hije dhe të jenë më serioze”. /Telegrafi/