LAJMI I FUNDIT:

Si duket viti në dy minuta

Si duket viti në dy minuta

Norvegjezi Erik Solheim, i punësuar si udhëheqës i projektit në firmën radio-televizive Norsk Rikskringkasting, para një viti vendosi aparatin fotografik Canon 400D, aparat i vjetër me një lentë, në një vend të posaçëm tek dritarja e kamp-shtëpizës së tij, e mbuloi me një pëlhurë të zezë dhe e lidhi me serverin në shtëpinë e tij.

Fotoaparatin e kurdisi të bëjë fotografi çdo 30 minuta. Gjatë vitit 2010 aparati bëri 16.000 fotografi të rezolucionit të lartë, prej të cilave Erik zgjodhi 3.500 dhe e krijoi një film.

Rezultati i eksperimentit të tij janë dy minuta të jashtëzakonshëm në të cilin shihet një pjesë e malit se si ndryshon gjatë stinëve të vitit.

Erik Solheim vendosi muajt në këndin e majtë të ekranit në mënyrë që shikuesit të mund t’i përcjellin ndryshimet gjatë vitit. /Telegrafi/