LAJMI I FUNDIT:

Elefantët futbollistë driblojnë dhe shënojnë gola

Elefantët futbollistë driblojnë dhe shënojnë gola

Ndeshja futbollistike ndërmjet ekipeve të elefantëve tërhoqi shumë qytetarë të Nepalit në festivalin ndërkombëtar në Saurahi.

Elefantët, me ndihmën e trajnerit të cilin e bartin në shpinë, treguan aftësitë e tyre të driblimit me topin dhe shënuan gola, që natyrisht, nxiti brohoritjen e të pranishmëve.

Qe shtatë vjet me radhë festivali në parkun nacional Chitwan është njëri prej më të vizituarve në këtë vend. Ky festival sjell miliona dollarë nga turizmi për këtë shtet të varfër, shkruan Sky News.

Përveçse luajnë futboll, elefantët marrin pjesë edhe në një garë bukurie. /Telegrafi/