LAJMI I FUNDIT:

Gjermani me gjuhën më të madhe në botë?

Gjermani me gjuhën më të madhe në botë?

Daniel Brosel (21 vjeç) nga qyteti Burg Stargrad i Gjermanisë ka gjuhën e gjerë tetë centimetra- shkruan gazeta gjermane Bild.

Me siguri ai do të regjistrohet në librin e rekordeve Guinness. Daniel thotë se rekordin për gjuhën më të madhe në botë e mban australiani, Jay Sloot. Gjuha e tij është e gjerë 7.9 centimetra.

Danieli është tregtar me profesion, por thotë se gjuha e gjatë nuk i pengon fare në jetën e përditshme. Ai tha se mund të ushqehet normal, por mund t’i puthë edhe vajzat pa pikë problemi. /Telegrafi/