LAJMI I FUNDIT:

Italiani teshtiu plumbin që kishte në kokë

Italiani teshtiu plumbin që kishte në kokë

Darco Sangermano (28) nga Napoli i Italisë ishte goditur me plumb në kokë gjatë festimit të Vitit të Ri. Tash po shërohet me sukses pasi që plumbin e nxori për hunde gjatë teshtitjes.

Sangermanon plumbi e goditi në pjesën e kafkës, ndërsa plumbi i mbeti brenda në kokë. Për fat ky italian kaloi pa lëndime serioze. Pas incidentit u dërgua urgjentisht në spital. Derisa priste kontrollin, Sangermano teshtiu fort, ndërsa nga zgavra e djathtë e hundës i doli plumbi.

“Plumbi kishte depërtuar kockën temporale dhe kjo e ngadalësoi fuqinë e tij. I kaloi përskaj syrit të cilin për fat nuk e dëmtoi seriozisht”, tha mjeku Guliermo Ramieri për revistën Gente.

Kirurgët e operuan Sangermenon dhe ia hoqën copat e kafkës së thyer. “Operacioni zgjati disa orë, ndërsa Darco është në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekët thonë se shikimin do ta ketë në rregull, edhe pse ende nuk mund të shoh mirë”, tha xhaxhai i Darcos, Vito Sangermeno.


Mjekët shpresojnë se plumbi nuk do t’i lë pasoja dhe ai do të shërohet tërësisht. /Telegrafi/