LAJMI I FUNDIT:

Ia rrëzuan shtëpinë – gabimisht!

Ia rrëzuan shtëpinë – gabimisht!

Andre Hall nga Pittsburghu, po kthehej nga pushimi vjetor dhe u përball me një pamje të pazakontë–asgjë nuk po shihte! Asgjë në vendin ku vetëm një javë më herët ishte shtëpia e blerë rishtas nga familja e tij.

Menjëherë pas blerjes, Hall filloi me meremetimet dhe renovimet e nevojshme, derisa e dashura dhe fëmijët po prisnin shpërnguljen në shtëpinë e re. Ai ka edhe dokumentet zyrtare, në të cilën me shkronja të mëdha shkruan “MOS E SHKATËRRONI”. Por në vendin ku ka qenë shtëpia s’ka mbetur asgjë.

“Më janë shkatërruar ëndrrat”, thotë Hall “Gjithmonë kam dashur një shtëpi në Pittsburgh. Sa u bë e imja, tash mu zhduk”. /Telegrafi/