LAJMI I FUNDIT:

Dajak pse dëshiroi t’i kishte pesë gra!

Dajak pse dëshiroi t’i kishte pesë gra!

Një burrë nga Pakistani “hëngri dajak” pasi nxiti zemërimin e grave të tij kur ua kumtoi lajmin se dëshironte ta sillte edhe një grua tjetër në shtëpi. Mian Ishaq ka tri gra, por dy prej tyre ishin të bindura se ai po mbante edhe një grua fshehurazi dhe po planifikonte të martohej edhe me një tjetër.

Për këtë arsye gratë Mehvish dhe Uzma gjatë dasmës së një miku e rrahën bashkëshortin e tyre me këpucë. “E dimë se po dëshiron të martohet prapë, për herë të pestë dhe për këtë arsye ai meriton poshtërimin publik”, thanë gratë e zemëruara.

Akuzat e tyre Miani i shkretë i hodhi poshtë duke thënë se nuk ekziston as gruaja e katërt, ndërsa për të pestën as që i kishte vajtur mendja ndonjëherë. Për ta komplikuar situatën edhe më shumë Mahvish dhe Uzma janë të bindura se ai gënjen dhe kërkuan shkurorëzim. Në Pakistan burri lejohet t’i ketë katër gra, por secila prej tyre duhet trajtuar barabartë. /Telegrafi/