LAJMI I FUNDIT:

Dita pa pantallona

Dita pa pantallona

Përkundër temperaturave të ulëta, më shumë se 110 britanikë u shëtitën mëngjesin e së hënës nëpër metronë e Londrës vetëm në brekë, duke i lënë të befasuar kalimtarët e rastit të cilët nuk e dinin se sot është e ashtuquajtura “Dita pa pantallona”. Me brekë nëpër metro u shëtitën edhe amerikanët dhe zviceranët.

Para dhjetë vitesh Ditën pa pantallona në trenin nëntokësorë e “shënuan” banorët e New Yorkut. Kjo ide e çmendur u pranua nga një numër i madh i të rinjve në mbarë botën, kështu që tash është kthyer në traditë. Sipas gazetës “Daily Mail” në Ditën pa pantallona marrin pjesë më shumë se 100 britanikë.

Ata së pari janë grumbulluar në një stacion të caktuar të metrosë britanike, pastaj janë zhveshur, i kanë vënë pantallonat në qante dhe janë futur në tren. Edhe zviceranët sivjet për herë të parë organizuan këtë garë, duke befasuar qytetarët e Zurichut kur i panë tek futeshin vetëm me brekë në metro.

Qëllimi i organizimit të kësaj dite, sipas organizatorëve, është që me këtë spektakël bizar të nxisin sa më shumë gëzim nëpër vendet publike dhe t’i bëjnë njerëzit të qeshen. /Telegrafi/