LAJMI I FUNDIT:

Në shitje marihuana e quajtur Chuck Norris

Në shitje marihuana e quajtur Chuck Norris

Nëpër dyqanet e marihuanës në Los Angeles tash mund të blihet edhe lloji i marihuanës me emrin “Chuck Norris – Black and Blue Dream”.

Aktori i famshëm nuk u pajtua që marihuana të bartë emrin e tij dhe me siguri nuk i ka ardhur mirë për këtë, por, sipas faqes së internetit TMZ, zëdhënësi i tij nuk ka thënë asgjë i pyetur nëse do të ndërmarrin masa kundër kompanisë e cila pa leje po përdorë emrin e Chuck Norrisit.

“Bari” mori emrin sipas “njeriut më të fortë në botë” i cili u bë legjendë, mu për shkak të efektit që ka. “Emërtimi i marihuanës nuk është autorizuar”, tha zëdhënësi i mjeshtrit të arteve marciale. /Telegrafi/