LAJMI I FUNDIT:

Videolojërat japoneze edhe në WC

Videolojërat japoneze edhe në WC

Se edhe gjatë kryerjes së nevojës nuk “ka pushim”, japonezët i kanë pajisur WC-të publike të Tokios me ekranet e firmës teknologjike Akihbar ku kanë instaluar videolojën SEGA. Dhe ajo jo çfarëdo loje, por ato bazuar në urinim.

Kështu japonezët derisa urinojnë do të kënaqen me luftërat e sumos, vizatimin e grafiteve ose erupsionin e vullkanit, varësisht se me çfarë presioni urinojnë në guaskë.

Në ekranin LCD paraqitet edhe grafika e cila tregon fuqinë dhe zgjatjen e urinimit, dhe e tërë kjo, tipike për videolojërat, shënohet me pikë.

Megjithatë, japonezët tash për tash nuk e kanë ndërmend të organizojnë gara me shumë lojtarë në urinim, por kjo do të mbetet argëtim individual nëpër WC-të publike të Japonisë. /Telegrafi/