LAJMI I FUNDIT:

Super Gjyshja dhe super gjyshi talentet e Gjeorgjisë

Super Gjyshja dhe super gjyshi talentet e Gjeorgjisë

Çdo vit njerëzit më të vjetër se 70 vjet mblidhen nga mbarë Gjeorgjia në kryeqytetin Tbilisi për të marrë pjesë në përzgjedhjen e super gjyshes dhe super gjyshit në të cilën janë të lirë të tregojnë ndonjë talent që e kanë mbajtur të fshehur gjatë tërë jetës. Ngjashëm me garat televizive për talente.

Kështu disa luajnë në piano, disa këndojnë, disa vallëzojnë, ndërsa disa paraqiten me performanca, por pa marrë parasysh se a fitojnë titullon për të cilin luftojnë, të gjithë garuesit largohen të lumtur, pasi kanë realizuar ëndrrën për t’u paraqitur në skenë.

Sado që kjo ide tingëllon qesharake, disa garues vërtetë të mahnitin me talentin dhe më vonë bile edhe paraqiten nëpër televizionet lokale si yje të muzikës.

Fituesit e sivjetshëm të garës së mbajtur më 5 janar ndërmjet 24 garuesve u shpallën këngëtarja simpatike Tsiuri Kakabadze (80) dhe Yuri Merabov (77). /Telegrafi/