LAJMI I FUNDIT:

Maratonisti pasi priu për 217 kilometra huqi finishin!

Maratonisti pasi priu për 217 kilometra huqi finishin!

Etapa dyditëshe prej 217.9 kilometra, orë të tëra mundi dhe djerse si dhe muaj të tërë përgatitjeje gati u hodhën në ujë pasi që maratonisti japonez Natsuki Terada ndërroi drejtimin vetëm 100 metra para shiritit të cakut.

Terada për mrekulli ruajti fuqitë e fundit dhe në fund të maratonës në kolonën prej katër vrapuesve u shmang, i kaloi të gjithë doli i pari, por… me siguri automobili që po xhironte garën e hutoi kur si kishin mbetur as 100 metra deri në cak duke u kthyer djathtas. E pas automobilit u nis edhe Terada.

Tre maratonistët tjerë vazhduan drejtë. Teradën pastaj e orientuan policët dhe organizatori se ishte nisur gabim. Por nuk arriti ta përmirësojë gabimin dhe përfundoi i treti.

Për fat, nuk i shkaktoi dëm institutit Kokugakuin për të cilin garonte. Pasi dhjetë më të mirët edhe vitin e ardhshëm automatikisht fitojnë të drejtën për të garuar. Ndërsa Instituti Kokugakuin më në fund përfundoi në vendin e 10.


Në ultra-maratonën Tokyo-Hakone marrin pjesë nëntë institute të kategorinë e meshkujve. Kjo është një ngjarje e rëndësishme sportive në Japoni, ndërsa gara e parë e tillë daton që prej vitit 1920. /Telegrafi/