LAJMI I FUNDIT:

Britanikja rriti gjoksin për tri funte

Britanikja rriti gjoksin për tri funte

Britanikja njëzetvjeçare, Danelle Sheehan fitoi në një ankand nëpërmjet internetit, operacionin plastik për rritjen e gjoksit për vetëm 3.90 funte i cili operacion përndryshe do të kushtonte 4.100 funte. Zyrtarja e re e sigurimeve shëndetësore rriti përmasat e gjoksit të saj nga 34C në 34E.

Sheehan iu nënshtrua operacionit në klinikën private në Norwich të Britanisë së Madhe dhe s’ka se si të mos jetë e kënaqur. Ajo shpreson se falë kësaj ndërhyrjeje kozmetike karriera e saj si manekine do të lulëzojë.

“Menjëherë pas operacionit ndjeja pak dhembje në gjoks, por tash është gjithçka në rregull. I dashuri im ka mbetur pa mend, por edhe nëna është e kënaqur. Gjithmonë kam dashur ta rris gjoksin, por kurrë nuk kam pasur paratë e duhura. Ende nuk mund ta besoj se unë fitova në ankand”, thotë Danielle Sheehan.

Përveç “Ultimate Makeover” në faqen e internetit “Milibid.co.uk” shiten edhe Audi TT për më pak se 12 funte dhe HD televizori 46 inç për më pak se tru funte. /Telegrafi/