LAJMI I FUNDIT:

Rusët skalitën mrekulli në akull

Rusët skalitën mrekulli në akull

Qyteti verior rus Murmansk të mërkurën ishte nikoqir i xhiros së parë të kampionatit në skalitjen e skulpturave prej akulli

Në të morën pjesë dhjetë skulptorë nga vende të ndryshme të Rusisë, ndërsa pas disa xhirove do të organizohet edhe Grand Prix në punimin e skulpturave prej akulli.

Festivale të tilla mbahen çdo vit në mbarë botën, në Kanada, SHBA, Kinë, Francë, Irlandë, Japoni, Suedi, Belgjikë, Filipine, Rusi e vende të tjera.

Gara më e madhe e skulpturave të akullit do të mbahet më 22 janar deri më 27 shkurt në Alaskë ku do të marrin pjesë rreth 70 ekipe nga mbarë bota. Pasi ky është viti i 22 me radhë që Alaska është nikoqire e kësaj gare priten të marrin pjesë rreth 50.000 vizitorë. /Telegrafi/