LAJMI I FUNDIT:

‘Nafaklitë’ më të mëdhenj më 2010

‘Nafaklitë’ më të mëdhenj më 2010

Jemi në fund të vitit dhe ka ardhur koha me “ja shti lapsin” llogarive, për tu numëruar sukseset dhe dështimet, për të “llogaritur” nëse ky vit ka qenë vërtetë i suksesshëm ose jo.

Derisa bëni llogaritë se çfarë viti keni pasur sivjet, ua sjellim një video të fatlumëve më të mëdhenj më 2010, për të llogaritur më mirë të arriturat tuaja gjatë këtij viti.

Por mos u dekurajoni nëse viti juaj nuk është shënuar me fatkeqësi komunikacioni, rrëzime, vërshime, eksplodime dhe ngjarje tjera të ngjashme nga të cilat mezi do ta kishit shpëtuar kokën.

Disa thjeshtë janë lindur me yll në ballë dhe çdo ditë disa herë arrijnë t’i shpëtojnë vdekjes së sigurt. Le të shikojmë se nga çfarë situata kanë shpëtuar njerëzit në këtë kompilim të fatlumëve më të mëdhenj të këtij viti që po lëmë pas. /Telegrafi/