LAJMI I FUNDIT:

Kinezi po shndërrohet në djall, po i rriten brirët

Kinezi po shndërrohet në djall, po i rriten brirët

Një burrë nga Kina nuk u shqetësua aspak kur kuptoi se në kokë po i rriteshin brirët. 84 vjeçari Huang Yuanfan mendon se më e keqja që mund t’i ndodhë është se ai mund të vdesë nga kjo dukuri e pazakontë, por as kjo nuk e shqetëson pasi thotë se boll ka jetuar.

Kinezi nga provinca Jiangxi e vërejti dukurinë e rritjes së brirëve para tre vitesh, mirëpo nuk shkoi për t’u vizituar te mjeku.

Brirët që i dalin në kokë atij nuk i shkaktojnë probleme shëndetësore, por kohët e fundit kanë nisur t’i shpeshtohen. Briri më i gjatë arrin gjatësinë 10 centimetra. /Telegrafi/