LAJMI I FUNDIT:

Pas plaçkitjes ikën me karrige invalidësh

Pas plaçkitjes ikën me karrige invalidësh

Në qytetin Helsingborg në jug të Suedisë tre hajna plaçkitën dy bodrume dhe së bashku me prenë u larguan me karrige invalidësh. Por hajnat suedezë nuk e kishin paraparë një problem kryesorë në planin e tyre. Karriget e tyre të invalidëve kishin lënë gjurmët e rrotave në borë.

Policia i gjeti dhe i arrestoi menjëherë pas hajnisë. Bile nuk patën nevojë as për qen kërkues.

Dy burrat përdornin karriget e invalidëve, ndërsa gruaja që bashkëpunonte me ta ecte në këmbë. Të tre hajnat janë të njohur për policinë edhe më herët, pro karriget e invalidëve janë një gjë e re në arsenalin e tyre të hajnisë.

Edhe pse policia gjeti disa sende të vjedhura, megjithatë shumë mallra me vlerë ende nuk janë gjetur. /Telegrafi/