LAJMI I FUNDIT:

Babadimri çdo ditë pranon deri në 30 mijë letra

Babadimri çdo ditë pranon deri në 30 mijë letra

Këto ditë një fshat në veri të Finlandës pranon deri në 30 mijë letra në ditë kryesisht nga fëmijët e mbarë botës. Letrat janë përplot dëshira të fëmijëve, ndërsa i dërgohen Babadimrit i cili ka adresën në fshatin Napapiiri të Finlandës.

Ky fshat është vetëm tetë kilometra larg kryeqytetit Laponia, ndërsa në të fshihet rendi i babadimrave. Legjenda thotë se lugina ku shtrihet ky fshat ka formën e veshit dhe nga këtu Babadimri mund t’i dëgjojë të gjitha dëshirat e fëmijëve nga mbarë bota. Posta e tij, më e rëndësishmja në botë, është vendi ku arrijnë letrat me dëshirat e fëmijëve.

Letra më e gjatë është shkruar në Rumani. Letra ishte e gjatë 450 metra, ndërsa atë e shkruan 2000 fëmijë. Në këtë vend arrijnë deri në 30.000 letra në ditë. Të gjitha letrat arrin t’i lexojë vetë Babadimri, por ka edhe ndihmësit e vet. Nuk janë aq të vegjël siç mendojmë ne, por gjithsesi janë të palodhshëm si në legjendën për Babadimrin.

Babadimri me mjekër të bardhë, shkurtabiqët e tij dhe kaprojtë çdo vit i sjellin këtij rajoni 235 milionë euro të ardhura. Kur kemi parasysh këtë shifra kuptohet lehtë se në të vërtetë Babadimri është përrallë për të rriturit e Finlandës dhe për buxhetin e tyre. /Telegrafi/