LAJMI I FUNDIT:

Edhe drerët “hyjnë n’tripa”

Edhe drerët “hyjnë n’tripa”

Shkencëtarët zbuluan se kafshët, sidomos drerët, konsumojnë rregullisht kërpudha “magjike” të cilat shkaktojnë halucinacione e që i gjejnë në natyrë. Kjo është arsyeja pse banorët lokalë shpesh vërejnë këto kafshë se si ecin vërdallë pa baraspeshë duke lëshuar zëra të pazakontë.

Andrew Haynes, shkencëtar i cili shkroi për zbulimin e tij në revistën “Pharmaceutical Jounral”, beson se drerët qëllimisht kërkojnë kërpudha halucinante për të ikur të paktën përkohësisht nga monotonia dhe dimrat e gjatë e të padurueshëm.

Në artikullin e tij shkroi: “Sigurisht kanë nevojë të hulumtojnë ndryshimin e gjendjes psikike. Tek njerëzit këto kërpudha më së shpeshti krijojnë ndjenjën e fluturimit, kështu që është interesant të tërhiqet një paralele me drerët fluturues të Babadimrit”. /Telegrafi/