LAJMI I FUNDIT:

Gara me jastëk organizohet nëpërmjet Facebookut

Gara me jastëk organizohet nëpërmjet Facebookut

Në sheshin kryesor të Pragës u mblodhën mijëra banorë të këtij qyteti në garën tradicionale të përleshjes me jastëk.

Kjo betejë u organizua nëpërmjet Facebookut, ndërsa në vend të fjollave të borës përreth tyre fluturonin puplat e jastëkut.

Zyrtarisht beteja zgjati tre minuta, edhe pse kishte disa goditje pak më të tepërta, ndërsa kjo deri tash ishte lufta më e madhe e goditjeve me jastëk. /Telegrafi/