LAJMI I FUNDIT:

Pagoi çekiçin e vjedhur pas 25 vitesh

Pagoi çekiçin e vjedhur pas 25 vitesh

Një hajn i panjohur nga Pennsylvania në SHBA dërgoi 45 dollarë familjes nga dyqani i së cilës kishte vjedhur para 25 vitesh një çekiç, njoftoi bashkëpronarja e dyqanit, Lynne Gramling.

Në porosinë e shkruar me dorë, hajni i panjohur shkroi se kishte vjedhur çekiçin nga dyqani para 25-30 vjetësh, ndërkohë ai kishte ndryshuar dhe i kishte ardhur keq për këtë hajni kështu që kishte vendosur t’i dërgojë 45 dollarë.
Bashkëpronarja thotë se kjo është hera e parë në historinë 50 vjeçare të dyqanit se dikush ka paguar për një mjet të vjedhur. Ajo i dhuroi paratë për bamirësi. /Telegrafi/