LAJMI I FUNDIT:

Artisti kubanez në mbarë botën punon portrete gjigande nëpër ndërtesa

Artisti kubanez në mbarë botën punon portrete gjigande nëpër ndërtesa

Arti ka kohë që ka dalë nga pëlhura e pikturës, atelietë dhe muzetë. Një numër gjithnjë e më i madh i artistëve instilacionet e tyre i realizojnë nëpër rrugë, ndërsa artisti kubanez Jorge Rodriguez Gerado, i cili momentalisht jeton në Barcelonë, ka vendosur që nëpër mbarë botën të vizatojë portrete nëpër ndërtesa dhe hapësira publike.

Kështu ai ka kaluar dekadën e fundit të punës së tij, ndërsa përveç në Spanjë (Barcelonë, Valencia, Badalona, Granada, Tudel de Navarro, Vitorija dhe Madrid), portretet e tij, ndërmjet tjerash mund të shihen edhe nëpër ndërtesat në Lubjanë (Slloveni), Monterry (Meksikë) dhe Sao Paolo (Brazil).

Më 2008 Jorge Rodriguez Gerado në Barcelonë, me ndihmën e 650 tonë rëre dhe pluhuri, ka punuar në tokë një portret gjigand të presidentit amerikan Barack Obama, i cili mund të shihej nga hapësira me ndihmën e Google Earth. /Telegrafi/