LAJMI I FUNDIT:

Paditi Google pasi ia zbuluan të brendshmet me Street View

Paditi Google pasi ia zbuluan të brendshmet me Street View

Një vajzë nga Japonia, prapanicën e së cilës së bashku me të brendshmet i publikoi në faqet e veta Street View, vendosi ta padisë Google për shkak të shkeljes së të drejtës së privatësisë.

“Më kaploi frika se mund të bëhem cak i krimit seksual. Për këtë arsye kam humbur punën dhe jam detyruar të ndërroj edhe vendbanimin. Ka qenë një përvojë shokuese për mua”, tha vajza në gjykatë.

Edhe pse reagimi i saj tingëllon paksa i tepruar, thuhet se ajo vuan nga çrregullimi posesiv-kompulsiv që arsyeton paranojën e saj. Ndërsa nuk dihet sa ka kërkuar dëmshpërblim për këtë rast. /Telegrafi/