LAJMI I FUNDIT:

Kolegë mos ‘ngrehni’ kokainë në vendin e punës!

Kolegë mos ‘ngrehni’ kokainë në vendin e punës!

Drejtori i një spitali në Itali, Giuseppe Di Maria, mori disa informacione anonime për sjelljen e pahijshme të personelit të tij gjatë orarit të punës. Disa persona e lajmëruan atë se mjekët dhe motrat medicinale janë parë duke konsumuar kokainë ndërmjet vizitave të mjekëve.

Drejtori vendosi që menjëherë të reagojë dhe dërgoi një shkresë ku i lut mjekët të mos konsumojnë kokainë gjatë orarit të punës.

Pasi njëra prej letrave përfundoi tek autoritetet më të larta, kontrolli etik filloi hetimin dhe paraqiti rastin në prokurorinë shtetërore.

Mediat italiane shkruajnë se drejtori kishte bërë gabim pasi kishte shkruar letër në vend që t’i këshillonte sy me sy mjekët.


Nuk dihet se cilat do të jenë masat e dënimit për mjekët të cilët konsumojnë kokainë. /Telegrafi/