LAJMI I FUNDIT:

Braziliania lindi foshnjën 7.1 kilogramë

Braziliania lindi foshnjën 7.1 kilogramë

Rosinete Cardoso (42 vjeçe) nga Brazili të martën e kaluar lindi foshnjën e rëndë 7.1 kilogramë. Vajzën 60 centimetra u pagëzua Gisele, ndërsa erdhi në jetë me lindje cezariane në New Olind të shtetit Amazonas.

Rosinete tha se ky nuk ishte fëmija i parë i saj, ndërsa fëmijët tjerë kur lindën peshonin mbi pesë kilogramë. Nëna dhe foshnja janë mirë, shkruan “Globo.com”.

Pesha mesatare e një fëmije të porsalindur është 3.2 kilogramë. Një grua në Indonezi lindi vitin e kaluar një djalë me peshë 8.7 kilogramë. /Telegrafi/