LAJMI I FUNDIT:

Librin e huazuar më 1936 e ktheu në bibliotekë

Librin e huazuar më 1936 e ktheu në bibliotekë

Hazel Severson (95 vjeçe) nga Sacramento ktheu librin e huazuar në bibliotekë, të cilin bashkëshorti i saj i ndjerë e kishte marrë për ta lexuar para 74 vitesh. Për fat autoritetet e librarisë nuk ia morën paratë për huazimin e gjatë të librit, megjithatë plaka dhuroi një donacion të vogël.

Bashkëshorti i saj më 1936 kishte huazuar librin “Seaplane Solo” i cili flet për fluturimin e sir Francis Chichester në Tasmani. Plaka thotë se një mik i saj kishte gjetur librin në garazh derisa po i ndihmonte t’i grumbullonte ca gjëra për t’i shitur.

Bibliotekarja Laura Einstader tha se ndjehet e lumtur që ky libër është kthyer sërish në librari, njoftoi CBS News. /Telegrafi/