LAJMI I FUNDIT:

Strehimorja e themeluesit të “Wikileaks” si bunkeri i James Bondit

Strehimorja e themeluesit të “Wikileaks” si bunkeri i James Bondit

Duke pasur parasysh jetën e pazakontë dhe renë e misterit që e mbulon atë, askënd nuk e ka habitur lajmi se themeluesi kontrovers i Wikileaks, Julian Assange, ka zgjedhur një ambient të ngjashëm me skenat e filmit të James Bondit për t’i fshehur mijëra dokumente sekrete të cilat e tronditën botën.

Fajlat e Wikileaks ruhen në serverët e qendrës kompjuterike Pionen, e cila i takon provajderit “Bahnhof AB” dhe është e vendosur në bunkerin e nëndheshëm në Stockholm.

Bunkeri i përket periudhës së Luftës së Ftohtë që ka shërbyer si strehimore atomike dhe edhe sot mund t’i rezistojë goditjes direkt të bombës me hidrogjen. Gjendet 30 metra nën tokë, në shpellën e malit prej graniti para parkut Vitabergh. Furnizimi rezervë me energji elektrike sigurohet nëpërmjet dy dizel-motorëve “Maybach MTU” – të cilët janë identik me motorët e nëndetëseve të NATO-s, me fuqi 1.5 megavat.


Dyert e hyrjes janë të trasha 40 centimetra. Bunkeri është rinovuar më 2008 sipas projektit futuristik të shtëpisë suedeze projektuese “Albert France-Lanord Architects”.

Shtrihet në një sipërfaqe prej 1.200 metra katrorë, përbëhet prej një korridori dhe katër hapësirave të mëdha, ku janë vendosur serverët. Atmosferën futuristike e zbusin pak ujëvarat artificiale, shumë bimë, të cilat mbijetojnë falë dritave të forta solare dhe një akuarium me përmasa 2.600 litra ujë.

Dyshemeja në sallën e konferencave është punuar në atë mënyrë për tu dukur sikur shkel mbi sipërfaqen e Hënës. Mediat shkruajnë se arkitektët kanë qenë të inspiruar nga filmi “Moonraker” i vitit 1979, ku armiku kryesorë i James Bondit është personazhi negativ Hugo Drax. /Telegrafi

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori