LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Botswanas nuk pëlqen gratë e trasha

Presidenti i Botswanas nuk pëlqen gratë e trasha

Ian Kham (57 vjeç) është njëri prej beqarëve më të pëlqyer në Botswana. Ky president i gjatë dhe i trashë, i cili me vizatimet në fytyrë dhe sharmin e tij të përkujton versionin antik të Barack Obamas, kohë më parë deklaroi se nuk pëlqen që bashkëshortja e tij e ardhshme të jetë e trashë dhe e shkurtë.

Pasi fjalët e tij morën dhenë, ai u përpoq ta sqarojë se ishte mahitur dhe si president nuk mendon ta zgjedhë zonjën e parë vetëm në bazë të pamjes fizike.
Duket se e tëra ishte mahi pasi presidenti me këtë rast tha se nuk dëshiron ta ketë një bashkëshorte si “ministrja e administratës lokale e cila me peshën e saj mund t’i thyejë mobiliet dhe t’i prishë amortizerat e makinës dhe kush e di se mund të futej lirshëm nëpër dyert e shtëpisë”. Ministrja e lartpërmendur ishte e pranishme dhe qeshi me këtë deklaratë, ashtu si edhe ministrat tjerë.
Kham mbeti beqar pasi siç thotë “tërë jetën ia kushtoi politikës dhe thjeshtë nuk kishte kohë për të gjetur nuse”. I është propozuar për bashkëshorte Miss Botswana 2010 njëherësh edhe përcjellësja e parë e Miss Botës. Koha do të dëshmojë nëse do ta dëgjojë këtë propozim ose edhe kësaj radhe bëhet fjalë vetëm për një mahi. /Telegrafi/