LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë herë më e zezë

Dhjetë herë më e zezë

Shkencëtarët nga Qendra Goddard e NASA-s për fluturime hapësinore kanë krijuar një material i cili është dhjetë herë më i zi, se ngjyra më e zezë e njohur në botë.

Ky material është i përbërë nga fibrat e karbonit të përziera me titan. Fibrat janë të ngjeshura dhe janë 10.000 herë më të holla se qimja e flokëve të njeriut.

Kur të përfundojë prodhimi, materiali i ri do të përdoret për mbulimin e brendësisë së kamerave dhe teleskopëve në hapësirë. Këto aparate momentalisht janë duke përdorur ngjyrën e NASA-s Z306, ngjyrën e zezë të jashtëzakonshme e cila zvogëlon djegien e fotoneve dhe kështu arrin të thithë dritën e cila thyhet në brendësinë e objektiveve dhe kamerave. /Telegrafi/