LAJMI I FUNDIT:

Ja si duket bredhi 124 vjeçar

Ja si duket bredhi 124 vjeçar

Paul Parker është pronar i bredhit më të vjetër të Krishtlindjeve në botë. Bredhi i gjatë vetëm 35 centimetra, do ta festojë ditëlindjen e vet të 124.

Bredhi artificial është i zbukuruar me qirinj dhe sfera, ndërsa ai është trashëguar tashmë në gjeneratën e tretë.

Paul e trashëgoi bredhin kur nëna e tij Janet vdiq para dy vitesh. Kjo është hera e parë që është prezantuar publikisht ky bredh, ndërsa tash i ka mbetur atij të kujdeset për këtë zbukurim të festave të fund vitit.

Bredhin në familje e kishte sjellë së pari halla e babait të Paulit, Lou në vitin e largët 1886. /Telegrafi/