LAJMI I FUNDIT:

Elektroshok për dashnorët e gruas

Elektroshok për dashnorët e gruas

Britaniku 51 vjeçar ka qenë i pushtuar nga pohimet se gruaja e tij po e tradhtonte me fqinjin, prandaj në derë kishte vendosur një elektroshok të cilin e kishte përpunuar vet.

Ka pasur kujdes që kushdo që t’i bie nafaka të hyj në shtëpinë e tij t’i mundësojë një goditje “të ndershme” elektrike. Në elektroshok ka vendosur edhe sensorin për të aktivizuar rrymën elektrike pasi që dikush të ofrohej. Mysafirët e padëshiruar i ka goditur me elektroshok nën krahë, e goditjet elektrike kanë qenë në mes të 11 e 18 volt.

Atë e kishin lajmëruar, derisa në gjyq kishte sqaruar se pajisjen e kishte bërë “për të parandaluar njerëzit që ta bëjnë atë punën me gruan e tij”.

Pas gjykimit, ai është urdhëruar të kërkojë ndihmën e psikiatrit, sepse kanë zbuluar se ka probleme psikike. E ku mos me pas i shkreti …./Telegrafi/