LAJMI I FUNDIT:

Largoi veten nga puna për t’i mbajtur punëtorët

Largoi veten nga puna për t’i mbajtur punëtorët

Pronarja shpirtgjerë e firmës së vogël në Florida, Lola Gonzales vendosi që ta largojë veten nga puna, në vend se t’i largojë punëtorët e saj.

Në kompaninë e saj “Accurate Background Check” punojnë nëntë veta. Për shkak të krizës financiare Gonzales u detyrua të vendosë për zvogëlimin e numrit të punëtorëve.

Lola mbetet edhe më tutje pronare e firmës, por firma do të mbikëqyrët nga punëtorët e saj, të cilët prej tash duhet të udhëheqin gjitha punët, njofton ABC News. /Telegrafi/