LAJMI I FUNDIT:

Paguaj ose mbetesh pa gjoks!

Paguaj ose mbetesh pa gjoks!

Një gjermane 20 vjeçare ka frikë se mund të mbetet pa silikonin e injektuar në gjinj pasi nuk ka mundësi t’ia kthejë borxhin ish të dashurit të saj, i cili ia kishte paguar paratë për ta kryer operacionin estetik.

Ish i dashuri i saj Karsten, thotë se bukuroshja e silikonit i ka mbetur borxh 4.379 euro, të cilat në vitin 2009 ia kishte dhënë për operacionin e gjoksit, dhe ato para ajo duhet t’i kthejë, ose në të kundërtën ai do të angazhojë edhe policinë.

Vajza e njohur me emrin Anastasia, pranoi se kishte marrë paratë hua nga Karsteni me kusht që të qëndrojë bashkë me të një vit pas operacionit, por ajo i kishte dhënë fund lidhjes menjëherë pas operacionit.

Anastasia thotë se javën e kaluar kishte paguar 3.000 euro në llogarinë e Karstenit, ndërsa pjesën tjetër të borxhit do t’ia kthejë shumë shpejtë. /Telegrafi/