LAJMI I FUNDIT:

Ngordhi qeni më i madh në Britani

Ngordhi qeni më i madh në Britani

Qeni më i madh në Britaninë e Madhe jetoi 10 vjet por “shkoi në parajsë” gjatë kësaj jave. Qeni i racës së përzier së doges gjermane dhe newfoundlandit peshonte 150 kilogramë, ndërsa si për ironi quhej “Tiny”, që përkthyer shqip do të thotë “i imëti”.

“Ishte qen fantastik, ruajmë shumë kujtime të mira nga jeta e tij. U detyruam t’ia blejmë edhe një shtrat të posaçëm për të fjetur pasi ishte shumë i madh, por edhe shumë i këndshëm”, tha pronari Iain Newby.

Titulli i qenit më të madh në Britani tash i ka kaluar Samsonit, i cili peshon 124 kilogramë dhe kur ecën në këmbë është më i lartë se dy metra. “Ushqimi i tij na kushton më shumë se 60 funte në muaj, por kjo shpaguhet pasi ne thjeshtë e adhurojmë”, tha pronarja e qenit Julie Woods. /Telegrafi/