LAJMI I FUNDIT:

Super fast food

Super fast food

Pronari i picerisë Alberto Valotta vendosi ta shpejtojë porosinë e ushqimit të tij kështu që bleu një Lamborghini të shpejtë me të cilin do të shpërndajë pica.

Ushqimi i tij i shpejtë “fast food” do të arrijë në shtëpinë e secilit myshteri me shpejtësi të jashtëzakonshme.

Makina e shpejtë ka 500 kuaj fuqi, ndërsa Valotta e ka blerë 150.000 funte. Ekspres shërbimin e ka promovuar në 12 vjetorin e veprimtarisë së tij në qytetin Hemel Hempstead në juglindje të Anglisë- shkruan Metro.

“Shumë restorante kineze dhe indiane kanë shërbimin e ushqimit në shtëpi derisa vetë italianët nuk e kanë. Vendosa të ndryshojë diç dhe të sigurojë super picën më të shpejtë në qytet. Lamborghini Gallardon e propozoi djali im, Orlando”, thotë Alberto. /Telegrafi/