LAJMI I FUNDIT:

Koleksionuesi i kanaqeve të birrës

Koleksionuesi i kanaqeve të birrës

Nick West kohën më të madhe të jetës së tij ia ka kushtuar një hobi të pazakontë. Anglezi 51 vjeçar merret me grumbullimin e kanaqeve të birrës që 35 vjet. Deri më tash ka krijuar një koleksion të pabesueshëm prej 6788 lloje të ndryshme të kanaqeve, ndërsa mbështetje kryesore për këtë hobi të pazakontë ka bashkëshorten, Deborah. Ai thotë të ketë shpenzuar mijëra funte për këtë koleksion të rrallë.

Të gjitha kanaqet janë të birrave britanike, ndërsa koleksionuesi i pasionuar në një rast shpenzoi 1240 funte për ta blerë njërin prej kanaqeve, të para të prodhuara në Britaninë e Madhe, birrën “Felinfoel” e cila ishte prodhuar në birrarinë e Walesit Jugor.

Nick edhe sot kënaqet me shijen e pijes së popullarizuar. Çdo kanaqe të re, të cilën e gjen e hap sipas një procedure të caktuar. “Në fund bëj dy vrima për ta derdhur birrën. Pastaj kanaqen e fotografojë për arkivin tim dhe ia gjej një vend në koleksion”, thotë Nick. /Telegrafi/