LAJMI I FUNDIT:

Pëllumbi Snowy me shoqen e tij bën detyrat e shtëpisë

Pëllumbi Snowy me shoqen e tij bën detyrat e shtëpisë

Rebekah Horsfield (13 vjeçe) nga Bratfordi çdo ditë shoqërohet me një pëllumb, të cilin e ka “njohur” gjersa po kthehej nga shkolla. Pëllumbi, i cili po shëtitej në shesh, erdhi dhe u ndal në krahun e Rebekhas.

“Isha ulur afër sheshit dhe po shikoja pëllumbat. Mendova se ishte i plagosur pasi nuk lëvizte shpejtë. Kur papritmas vetë erdhi dhe u ndal në kraharorin tim”, rrëfen vajza.

Prej javës së kaluar, prej se janë bërë shokë, Rebekah dhe Snowy janë të pandarë, shkruajnë mediat britanike. Pëllumbi çdo ditë pret Rebekhan të kthehet nga shkolla. Derisa ajo bën detyrat e shtëpisë pëllumbi afrohet dhe nganjëherë fut sqepin në gotën e saj të çajit.

“Vërtetë është situatë qesharake. Kur Rebekah futet në internet Snowy ulet afër monitorit dhe e shikon. Kur hamë në tavolinë është me ne dhe pasi ha ushqimin e tij kthehet në krahun e saj. E pabesueshme”, thotë Laraine, nëna e Rebekhas. /Telegrafi/


Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori