LAJMI I FUNDIT:

Qendra tregtare ruse jep mace me qira

Qendra tregtare ruse jep mace me qira

Njëra prej qendrave tregtare në qytetin rus të Novosibirskut vendosi të ofrojë një shërbim të ri– dhënien e maceve me qira për “t’ia bërë sefte” banesës ose shtëpisë së re, shkruajnë mediat ruse.

“Sipas mendimit tonë, kjo është një traditë e bukur ta fusësh macen në banesën e re, por nuk e kanë të gjithë këtë mundësi për të ruajtur kafshë në shtëpi. Kështu që secili qytetar mund ta porosis një mace me kravatë, e cila e para do të futet në shtëpinë e re”, deklaruan organizatorët e këtij shërbimi. /Telegrafi/