LAJMI I FUNDIT:

Qindra vallëzuan në Sydney me pop divat Minogue

Qindra vallëzuan në Sydney me pop divat Minogue

Në të ashtuquajturat aksione “turmë e rastit', në kuadër të të cilave njerëzit grumbullohen në një vend dhe kohë të aranzhuar paraprakisht pa ndonjë arsye të caktuar, spontanisht dhe sa për argëtim, nuk është lehtë të parashihet se sa veta do të paraqiten dhe si do të rrjedhë ngjarja.

Por javën e kaluar transvestiti australian Joyce Maynge me sukses bindi turmën e valltarëve që para ndërtesës së Operës në Sydney, në mënyrë të sinkronizuar të performojnë lëvizjet e vallëzimit të “miks dance” këngëve së motrave Minogue prej “Can’t Get You Out Of My Head” deri tek “I Begin To Wonder”.

Të gjithë së bashku, kalimtarët e rastit dhe valltarët para Operas në Sydney numëronin disa qindra dhe atë nga të gjitha moshat, prej fëmijëve deri tek pleqtë, ndërsa murgeshave aq shumë u pëlqeu ky aksion sa që edhe ato u përfshinë në të. /Telegrafi/