LAJMI I FUNDIT:

Google e kapi lakuriq në bagazh

Google e kapi lakuriq në bagazh

Një gjerman i cili jeton në adresën “Zwechgasse 39” në Manheim me siguri do të kishte dëshiruar që lansimi i shërbimit “Google Street View” të mos kishte nisur kurrë në Gjermani, pasi ky shërbim e kapi atë lakuriq duke dalë nga bagazhi i makinës së tij.

Dhe derisa ai krejtësisht lakuriq, përpiqet të dal nga bagazhi i automobilit të parkuar në oborr të shtëpisë, një qen flenë i patrazuar në hyrje, ndërsa afër tij shihet edhe një ombrellë gjysmë e hapur.

Google e futi këtë fotografi “nën vëzhgim” dhe ndoshta do të mësojë nëse burri është kidnapuar ose vetëm, për një arsye të çuditshme, vendosi ta pastrojë bagazhin e makinës së tij. /Telegrafi/