LAJMI I FUNDIT:

Pata me tri këmbë dhe katër gishta

Pata me tri këmbë dhe katër gishta

Një bujk nga Kina përjetoi një përvojë të pazakontë kur po kontrollonte kotecin e tij. Zbuloi se njëra prej patave të tij ka tri këmbë dhe këmbët e saj kanë katër gishta.

Bujku Yang Fuyong nga provinca Guangxi tha se kjo patë e pazakontë është njëra prej 600 sosh që e kishte blerë për fermën e tij.

Derisa po i vaksinonte, vërejti se njëra prej tyre ka një këmbë dhe dy gishta më shumë. Prej atij momenti e ruan si kafshë shtëpiake. Një zyrtar i shërbimit lokal veterinar thotë se kjo dukuri vjen si pasojë e ndonjë deformimi gjenetik. /Telegrafi/