LAJMI I FUNDIT:

Minat e nëndetëseve i shndërroi në orendi shtëpie

Minat e nëndetëseve i shndërroi në orendi shtëpie

Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, kur nëndetëset gjermane patrullonin nëpër detin Baltik, duhej të kujdeseshin jo vetëm nga anijet sovjetike, por edhe prej shumë minave nënujore.

Minat ishin zakonisht në formë ovale, prej metalit dhe me përmasa rreth një metër, ndërsa së bashku me to zakonisht ishin të ngjitura edhe antena të trasha, të cilat i jepnin formë të çuditshme këtyre mjeteve shpërthyese.

Secila minë përmbante 250 kilogramë eksploziv, të mjaftueshëm për ta varrosur përgjithmonë një anije luftarake në fundin e errët të detit.

Është dëshmuar se përveç shkatërrimit të anijeve, ato shërbejnë mirë edhe si orendi shtëpie. Kur sovjetikët u larguan nga Estonia, lanë pas vetes një numër të madh të gëzhojave të zbrazëta të këtyre minave, derisa eksplozivin e dogjën ose asgjësuan.


Artistit Mati Karmin i lindi një ide. Minat i shndërroi në orendi, prej tyre punoi kamina, tavolina, karrige dhe orendi tjera të nevojshme për shtëpi.

Karmin, artisti 51 vjeçar i diplomuar në Akademinë e Arteve të Estonisë, thotë se minat i kanë pëlqyer gjithmonë për shkak të formës së pazakontë. “Më ka inspiruar gjeometria e tyre e përkryer. Forma e minave më ka dhënë mundësi të krijojmë forma të tjera me destinime të veçanta”. /Telegrafi/