LAJMI I FUNDIT:

I burgosuri “vodhi” burgun dhe u fut në burg

I burgosuri “vodhi” burgun dhe u fut në burg

Thomas Stegall me siguri ka fërkuar duart nga kënaqësia kur para se ta lironin nga burgu në New Mexico ia dhuruan një çek me shumën e parave që e kishte në xhep kur ishte futur në birucë.

Stegall e kopjoi dhe e shumëfishoi çekun dhe e shfrytëzoi për të blerë mallra të ndryshme me vlerë prej 5.000 dollarëve, të cilin më pas e shiti për të blerë drogë. Ai është arrestuar dhe do të gjykohet për 42 akuza për mashtrim, e më pas do të kthehet në burg pasi shkeli dënimin me kusht.

Shumicën e mallrave i bleu në qendrën “Lowe’s” për furnizimin dhe mirëmbajtjen e shtëpisë, ku përdori edhe numrin e xhirollogarisë së bankës.

Ronald Torres nga qendra e paraburgimit në Mexico City tha se shikuar nga aspekti i sigurisë, për burgjet është më mirë të mos shërbehen me para të gatshme pasi dikujt do t’i binte në mend ta plaçkiste burgun. Thomas Stagall, në një mënyrë ose një tjetër, tashmë e ka bërë këtë. /Telegrafi/