LAJMI I FUNDIT:

Rusja fleksibile

Rusja fleksibile

Rusja Zlata është gruaja më fleksibile në botë. Kjo vajzë 24 vjeçare u bë e pasur duke performuar nëpër botë, ndërsa prej se ka qenë e vogël e ka ditur se ka një talent të veçantë.

Që në moshën katërvjeçare ajo filloi të ushtrojë gjimnastikë por në fund nuk bëri karrierë në këtë sport pasi bashkëmoshataret e shkollës e maltretonin për shkak të xhelozisë.

“Në Rusi është shumë mirë nëse jeni fleksibile pasi gjimnastika është një sport shumë i popullarizuar. Por vajzave tjera nuk i pëlqente që unë isha aq e suksesshme dhe vazhdimisht më ngacmonin”, rrëfen Zlata, e cila për këtë arsye hoqi dorë nga karriera sportive dhe iu bashkua cirkut. Aty mësoi të gjitha sekretet e këtij zanati.


“Prej se kam filluar të punojë, jam bërë e varur dhe e kam kuptuar se me këtë profesion do të merrem deri në fund të jetës”, thotë Zlata. Rusja “prej gome” momentalisht jeton në Gjermani, ndërsa performon në shumë vende të botës. /Telegrafi/