LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Ugandës këndon ‘rap’

Presidenti i Ugandës këndon ‘rap’

Nëpër baret dhe klubet e natës në Ugandë është bërë hit kënga "You Want Another Rap?", të cilën e këndon presidenti i vendit, Yoweri Museveni.

Ky politikan 66 vjeçar dëshmoi se është vital edhe pas 25 viteve në pushtet, ndërsa kënga më e re është njëra prej veprave kryesore të fushatës politike, edhe pse thotë se me këtë këngë ka dashur vetëm t’i bëjë njerëzit të vallëzojnë.

Në takimin me rininë e partisë së tij më 23 tetor Museveni sqaroi se ka mësuar shumë për rrënjët e rap dhe hip-hop muzikës në Afrikë. Disa ditë më vonë edhe zyrtarisht e filloi fushatën me një këngë të shkëlqyeshme ‘rap’. “A dëshironi edhe një këngë ‘rap’?” e pyeti turmën në Kampala. Kjo fjali i pëlqeu një producenti lokal dhe e miksoi atë në këngën që mban firmën e tij, shkruan “Telegraph”. /Telegrafi/