LAJMI I FUNDIT:

Gjyshja parashutiste

Gjyshja parashutiste

Spanjollja 77 vjeçare filloi të hidhej me parashutë kur ishte 30 vjeçe, ndërsa deri më sot është hedhur 903 herë në drejtim të tokës në stilin e rënies së lirë.

Montse nga Spanja është bërë profesionistja më e vjetër e cila është hedhur me parashutë në stilin e lirë. Pa marrë parasysh nyjën artificiale të këmbës, plaka nga Katalonia nuk dorëzohet. Është hedhur me parashutë në mbarë botën, ndërsa gara e parë në nivel botëror në të cilën mori pjesë, ka qenë ajo në Empuriabrava në brigjet e bregdetit Spanjoll më 1993.

“Kam filluar me skijim, kam vazhduar me hedhjen dhe kërcimin në trampolinë dhe jam marrë edhe me surfim. Sa herë që mbërrij në ndonjë garë të gjithë thonë se ndihen krenarë që më njohin”, tha Montse. /Telegrafi/