LAJMI I FUNDIT:

Ia hoqën shkopin që e barte 28 vjet në bark

Ia hoqën shkopin që e barte 28 vjet në bark

Kirurgët në Shangaj operuan një kinez 50 vjeçar për t’ia nxjerrë nga lukthi shkopin për ngrënie, të cilin e kishte kapërdirë para 28 vitesh. Burri me mbiemrin Zhang, me dekada nuk ka ndier praninë e shkopit, shkruan të mërkurën gazeta “China Daily”.

Besohet se shkopi ishte futur krejtësisht në lukth. Megjithatë, papritmas filloi të ndiej dhimbje në bark, ndërsa më pas humbi edhe ndjenjat dhe u detyrua të kërkojë ndihmë mjekësore.

Mjekët vërtetuan se në stomakun e burrit gjenden mbetjet e shkopit. Është operuar në spitalin Tongji. Nuk saktësohet se kur është kryer operacioni dhe as nuk dihet nëse shkopi ishte i drurit ose i plastikës. Po ashtu nuk është sqaruar se si është e mundur që kinezi ta kapërdijë shkopin. /Telegrafi/