LAJMI I FUNDIT:

Artisti me anije prej letre lundroi Thamesin

Artisti me anije prej letre lundroi Thamesin

Artisti gjerman Frank Bolter nxiti kureshtjen e qytetarëve të Londrës kur me anijen prej letre lundroi nëpër lumin Thames. Në kuadër të ekspozitës “Drift10” e cila po mbahet në Londër, artisti gjerman vendosi të lundrojë me anijen e tij prej letre për t’ua tërhequr vëmendjen njerëzve në bukurinë, por edhe nevojën e ruajtjes së lumit.

Me ndihmën e vullnetarëve ai lëshoi anijen në ujë dhe notoi me veprën e tij artistike të titulluar “To The World’s End” (Drejt fundit të botës).

Kuratorja Caroline Jones tha se qëllimi i ekspozitës është të afrojë njerëzit me artet moderne dhe nëpërmjet kësaj performance të informoj qytetarët për bukuritë natyrore, shkruan gazeta “Daily Mail”. /Telegrafi/