LAJMI I FUNDIT:

102 vjeç dhe pa problem bën pompa

102 vjeç dhe pa problem bën pompa

Kinezi Shi Xiaochun është 102 vjeçar, por edhe më tutje është në gjendje të shkëlqyer shëndetësore dhe pa problem bën pompa me një dorë.

Ish-postieri nga Xiaoshani në provincën Zhehiang me sukses po e përballon pleqërinë. Ushtron për çdo ditë dhe bën shumë shëtitje, ndërsa formën e tij të mirë e dëshmon edhe fakti se ai mund të bëjë stërvitje që kërkojnë angazhim zë madh fizik.

Gjendjen e mirë shëndetësore dhe formën e shkëlqyer fizike, siç thotë, ia ka borxh punës të cilën e kishte bërë dikur.

“Në kohën time nuk ka pasur trafik si sot. Kam ecur nëpër tërë qytetin për ta dërguar një porosi të postës”, tha Xiaochun për Zhejiang News.


Vajza e plakut vital, Shi Guangyu, po ashtu thotë se babai i saj gjithmonë ka bërë jetë të shëndetshme dhe është kujdesur për trupin dhe shëndetin e tij.

“Babait tim i pëlqen mishi, perimet dhe çaji. Kurrë nuk ka pirë duhan dhe as nuk ka konsumuar alkool”. /Telegrafi/