LAJMI I FUNDIT:

Iluzionisti u zgjua nga varri

Iluzionisti u zgjua nga varri

Pasi kaloi gati dy ditë në arkivol, i varrosur një metër e 80 centimetra nën tokë, kanadezi Dean Gunnarson tha se më nuk do të lejoj kurrë askënd ta varrosë për së gjalli, ndërsa kur të vjen koha për “në atë dynja” do të kërkojë djegien e trupit e jo ta varrosin.

Iluzionisti, Dean Gunnarson, nga Winnipeg ia qeli varrin vetes dhe të dielën më 31 tetor rreth mesditës u fut në të. Kaloi 42 orë duke u liruar nga arkivoli në të cilin ishte futur i lidhur me zinxhirë, depërtoi gati nëpër tri metra thellësi dhe tri tonelata dhe që gjendeshin mbi arkivol.

Edhe pse ky akt i tij ishte i suksesshëm, iluzionisti tha se më nuk do ta përsëris kurrë. “Një gjë e di–kur të vdes, nuk dua të më varrosin. Do të kërkojë që të ma djegin trupin dhe ta hedhin hirin tim në lule”, tha Gunnarson.

Gunnarson (46 vjeç) u “varros” të premten në qytetin e tij të lindjes, ndërsa ai e ndërmori këtë hap si shenjë respekti për vdekjen e idhullit të tij, Harry Houdini, i cili vdiq më 31 tetor në orën 13:26 minuta. Rreth 75 veta, miq dhe shokë, e përcollën kthimin e Gunnarsonit nga varri dhe daljen e tij në sipërfaqe. Iluzionisti shkurt humbi ndjenjat, por shpejt mori veten dhe filloi të festojë. /Telegrafi/